Forcat izraelite vrasin katër protestues palestinezë në Gaza

Azia

Forcat izraelite vrasin katër protestues palestinezë në Gaza

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:39
Gaza

Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë dhe kanë plagosur të paktën 50 të tjerë, gjatë protestave në Gaza, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë.

Ushtria izraelite ka zhvilluar sulme ajrore në tre lokacione që kontrollohen nga grupi islamik, Hamas, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga vetë ushtria.

Në deklaratë po ashtu thuhej se 16,000 palestinezë ishin mbledhur përgjatë kufirit të Gazës dhe kanë filluar të hedhin granata dhe gurë në drejtim të trupave izraelite.
Palestinezët janë duke protestuar në Gaza që nga 30 marsi i këtij viti, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ata janë duke kërkuar heqjen e bllokadës si dhe të drejtën për t’u kthyer në tokat nga të cilat ata janë arratisur pas themelimit të shtetit izraelit në vitin 1948.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat