Ma: Lufta tregtare, gjëja më absurde në botë - Bota Sot
Ma: Lufta tregtare, gjëja më absurde në botë

Azia

Ma: Lufta tregtare, gjëja më absurde në botë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Jack Ma

Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është gjëja më absurde në botë, deklaroi Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të tregtisë online ”Alibaba”, gjatë panairit ndërkombëtar China International Import Expo, në Shangai, ku marrin pjesë mbi 3 600 kompani nga 172 vende.

Personi më i pasur i Kinës, i cili së fundi anuloi angazhimin e tij për krijimin e një milion vendeve pune në SHBA, fajësoi luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump gjatë një tryeze të rrumbullakët si pjesë e këtij panairi të madh, me qëllimin për t’i mbyllur gojën kritikave drejtuar Pekinit në lidhje me politikën tregtare.

”Lufta tregtare është gjëja më absurde në botë”, deklaroi themeluesi i ”Alibaba” pa cituar emrin e Trump. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera