Viktima e re edhe një herë konfirmoi mjerimin e njerëzimit - Bota Sot
Viktima e re edhe një herë konfirmoi mjerimin e njerëzimit

Azia

Viktima e re edhe një herë konfirmoi mjerimin e njerëzimit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në brigjet e Indonezisë lindore është shfaqur një balenë e vdekur, e cila në stomak kishte një grumbull mbeturash, duke përfshirë 115 gota plastike dhe dy pantofla "japoneze".

Drejtori i Parkut Kombëtar të Vakatobit, Heri Santoso, tha se punëtorët e shpëtimit kishin gjetur një trup prej nëntë metra të gjatë në ishullin Vakatobi në provincën juglindore të Sulawesi, raporton AP.

Sipas tij, bëhet fjalë për një balenë në stomakun e të cilit u gjetën 5.9 kilogramë mbeturina, 115 gota plastike, katër shishe plastike, 25 qese plastike, dy pantofla japoneze, një çantë najloni dhe më shumë se 1000 sende të tjera plastike, transmeton KosovaPress.

Shkaku i ngordhjes së balenës është i panjohur dhe trupi i saj është në gjendje të dekompozuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...