Pheonix mund të përfitojë nga faktori fushë

Basketboll

Pheonix mund të përfitojë nga faktori fushë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:27
Pheonix mund të përfitojë nga faktori fushë

Mëngjesin e së mërkurës (03:00 ora shqiptare) do të nisin finalet play off në NBA, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Phoenix Suns dhe Milwaukee Bucks. Skuadra e Suns ka favorin e fushës për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt (e dyta në Perëndim) dhe aty do të luhen 4 ndeshje nga 7 të planifikauara.

Pavarësisht kësaj, parashikohet një përballje e fortë mes dy ekipeve dhe nuk ka favoritë.

Në ndeshjen e parë, ndoshta Pheonix mund të përfitojë nga faktori fushë dhe fakti se Giannis Antetokounmpo është në dyshim për Bucks, ende i dëmtuar. Gjithsesi, ai mund të jetë gati për sfidën e dytë.

Booker dhe Chris Paul janë dy liderët e Phoenix, që ka bërë një sezon fantastik, duke eliminuar edhe kampionët në fuqi të Lakers. Në kahun tjetër, Middleton e Holiday presin Giannis për të bërë realitet ëndrrën. Gjithsesi, kjo mbetet një finale surprizë për të gjithë, pasi në finale kanë dalë dy ekipe që pakkush mendonte se do të arrinin deri këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat