Era Shatri: Besojmë në paraqitje të mira

Basketboll

Era Shatri: Besojmë në paraqitje të mira

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:51
Era Shatri: Besojmë në paraqitje të mira

Basketbollistet e Kosovës A janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e femrave do të marrë pjesë në një garë evropiane. Vashat e Kosovës do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro.

Basketbollistja Era Shatri ka folur për përgatitjet deri më tani. “Kanë shkuar shumë mirë dhe po përgatitemi maksimalisht që të jemi sa më të gatshme për garat ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që luajmë në arenën evropiane. E dimë rëndësinë dhe për këtë nuk ka munguar angazhimi në stërvitje”, është shprehur Shatri për uebfaqen zyrtare të FBK-së.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë në garat zyrtare ndërkombëtare.

“Kjo është nder për ne. Të gjitha vashat janë të motivuara që do të luajnë për Kosovën, sepse e dimë që më herët këtë mundësi nuk e kanë lojtaret tjera, andaj ne do të japim më të mirën tonë në ndeshjet ndaj Qipros dhe Luksemburgut. Shpresojmë në paraqitje dhe rezultate të mira”, ka shtuar tutje Shatri.

Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun dhe synimi është për paraqitje pozitive, pasi kjo është hera e parë që garojnë në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat