Trajneri i njohur kthehet në Prishtinë

Basketboll

Trajneri i njohur kthehet në Prishtinë

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:38
Ahmet Kandemir

Trajneri i njohur turk, Ahmet Kandemir, rikthehet në klubin e basketbollit Sigal Prishtina.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit kryeqytetas.

“Ahmet Kandemir rikthehet në shtëpinë e kampionëve.

Trajneri i mirënjohur turk Ahmet Kandemir rikthehet në kryeqytet, tani me ambicie të reja dhe energji të freskëta. 

Nën drejtimin e tij kemi fituar njërin nga trofetë më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013.

Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Besiktas JK, Pınar Karsıyaka, Mersin BB, Antalya BB”, njofton Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat