Reprezentuesi i Britanisë së Madhe i bashkohet Trepçës

Basketboll

Reprezentuesi i Britanisë së Madhe i bashkohet Trepçës

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:50
Devon Van Oostrum

Trepça e Mitrovicës ka ambicie të mëdha në edicionin e ri, ku synon të gjitha trofetë.

Mitrovicasit përforcohen me basketbollistin Devon Van Oostrum.

“Trepça dhe Devon Van Oostrum i bashkojnë rrugët për sezonin e ri.

Reprezentuesi i Britanisë së Madhe, Devon Van Oostrum i bashkohet Trepçës nga ekipi Levice i Sllovakisë të cilin e udhëhoqi drejt titullit kampion me 10.6 pikë dhe 5.1 asistime për ndeshje.

Organizatori 193 cm i gjatë përveç Levice, karrierë ka zhvilluar edhe në Baskonia, Cibona, MZT, Heroes Den Bosch, Koroivos, London Lions etj.”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat