NATO-ja rithekson angazhimin në Afganistan pas tërheqjes amerikane

Bota

NATO-ja rithekson angazhimin në Afganistan pas tërheqjes amerikane

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Ilustrim

NATO-ja ripërsëriti sot vazhdimin e angazhimit të saj në misionin në Afganistan, pas njoftimit të tërheqjes të një numri të konsiderueshëm të ushtarëve amerikanë të pranishëm në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Një zëdhënëse e Aleancës refuzoi të komentonte drejtpërdrejtë këtë njoftim, por rikujtoi angazhimin e theksuar gjatë një takimi të fundit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Afganistanit, transmeton atsh.

“Angazhimi ynë është i rëndësishëm për të garantuar që Afganistani të mos bëhet më një strehë për terroristët ndërkombëtare që na kërcënojnë në shtëpitë tona”, shtoi zëdhënësja, Oana Lungescu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat