Çmenduritë e motit: 50 gradë në Australi, 7 persona humbin jetën nga i nxehti - Bota Sot
Çmenduritë e motit: 50 gradë në Australi, 7 persona humbin jetën nga i nxehti

Bota

Çmenduritë e motit: 50 gradë në Australi, 7 persona humbin jetën nga i nxehti

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:27
Australi

Të gjithë drejt plazheve në Australi, teksa vendi po përjeton temperatura ferri këto ditë të fundit të vitit.

7 persona kanë humbur jetën për shkak të të nxehtit, teksa termometri këto ditë ka shënuar mbi 40 gradë Celsius. Kulmi u shënua të enjten në rajonet perëndimore të vendit kur temperatura maksimale arriti në 49.3 gradë.

Temperaturat janë 16 gradë mbi mesataren, sipas sinoptikanëve, për të cilët kjo valë e vapës përvëluese është pasojë e ngrohjes globale. Ndërsa për qytetarët, temperaturat janë normale për këtë sezon, pasi sipas tyre temperaturat arrijnë disa herë gjatë verës nivele kaq të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...