Pse Finlanda është kaq e lumtur

Bota

Pse Finlanda është kaq e lumtur

Më: 3 janar 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Matjet e bëra nga Kombet e Bashkuara kanë shpallur Finlandën vendin më të lumtur në botë.

Tre fqinjët e saj nordikë, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë zënë vendet e radhës. Vitet e fundit, Finlanda ka kryesuar listat botërore saherë ka qenë fjala për stabilitet, liri dhe siguri.

Çka sjell lumturinë në një vend ku zakonisht temperaturat sillen rreth -20 gradë celsius, dhe disa pjesë mezi marrin pak rreze dielli gjatë gjithë vitit?

The Economist shkruan se ndër faktorët më të rëndësishëm për lumturinë e një vendi janë sistemet mbështetëse sociale si dhe institucionet që ofrojnë më shumë siguri dhe jetë stabile, përcjell KosovaPress. Këtë vit për herë të parë është matur edhe lumturia e emigrantëve, edhe këtu Finlanda ka kryesuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat