“Brazili nuk është më toka e banditëve”, drejt ekstradimit Cesare Battisti - Bota Sot
“Brazili nuk është më toka e banditëve”, drejt ekstradimit Cesare Battisti

Bota

“Brazili nuk është më toka e banditëve”, drejt ekstradimit Cesare Battisti

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:10
Cesare Battisti

“Brazili nuk është më toka e banditeve. Matteo Salvini, një dhuratë e vogël po të vjen”: Përmes këtij mesazhi në twitter, ligjvënësi Eduardo Bolsonaro, përshëndeti arrestimin e ish-militantit të shumëkërkuar Italian, Cesare Battisti, të cilin babai i tij, presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro është betuar ta ekstradojë.

Battisti, ish pjesëtar i grupit “Proletarët e armatosur për komunizmin”, kërkohet për katër vrasje në Itali gjatë viteve 1970, të cilat mohon t’i ketë kryer.

Ai u arratis nga burgu në 1981-shin e kaloi vite të tera në Brazil si refugjat i mbështetur nga ish-presidenti i majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.

Por kreu i ri i shtetit Brazilian, që e mori zyrtarisht postin në 1 janar, është zotuar ta ktheje atë mbrapsht në Itali.

Battisti u arrestua në Bolivi e shumë shpejt, sipas Filipe Martins, këshilltar i Bolsonaro për çështjet ndërkombëtare, do të dërgohet në Brazil nga ku me shumë gjasa do të deportohet në Itali për të vazhduar dënimin me burgim të përjetshëm.

Salvini i ka përshendetur veprimet e policisë boliviane dhe qeverisë së Brazilit, ndërsa Battistin 64-vjeçar e quajti “Një kriminel që nuk meriton të jetojë rehat në breg të detit, por t’i ngrysë ditët e tij në burg”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...