Dy banda rivale përplasen me armë zjarri në mes të rrugës, 10 persona humbin jetën - Bota Sot
Dy banda rivale përplasen me armë zjarri në mes të rrugës, 10 persona humbin jetën

Bota

Dy banda rivale përplasen me armë zjarri në mes të rrugës, 10 persona humbin jetën

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Meksikë.

Mësohet se ata janë plagosur gjatë një shkëmbi me armë zjarri, që ka ndodhur në Shtetin e Guerrero mes dy grupeve rivale, të cilat ende nuk janë identifikuar. Gjithashtu mësohet se të shtënat me armë janë regjistruar në një autostradë në qytetin e Paraiso de Tepila. E ditur bëhet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas një telefonate dhe ka gjetur dy furgonë me 10 trupa të vdekur dhe plot me plumba në tokë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe pistoleta dhe pushkë. Ndërsa dy banorë kanë thënë se dy persona, që ishin të plagosur janë larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja. Policia ka bërë publike fotografitë e viktimave me qëllim identifikim e tyre. Ende nuk dihet se cili mund të ketë qenë shkaku që ka shkuar në përplasjen e dy bandave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...