Papa Françesku thotë se do të ndihmojë në negociatat për Venezuelën

Bota

Papa Françesku thotë se do të ndihmojë në negociatat për Venezuelën

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:21
Papa Françesku

Papa Françesku thotë se Vatikani ka për të ndihmuar në rifillimin e negociatave, për t’i dhënë fund krizës në Venezuelë, në se plotësohen disa kushte.

Papa Françesku thotë se the Vatikani do të ndërmjetësonte bisedimet, në se të dyja palët paraqesin kërkesa dhe në se merren paraprakisht hapa për t’i dhënë fund krizës.

Papa pranoi se kishte marrë një letër nga Presidenti Nicolas Maduro, i cili thonte se e kishte dërguar letrën për të kërkuar “ndihmë në procesin e ndërmjetësimit dhe fuqizimit të dialogut”, shkruan Zëri i Amerikës.

Papa tha se nuk e kishte ende lexuar letrën, por se do ta lexonte dhe do të shihte se “ç’mund të bëhej”, në se të dyja palët kërkojnë ndihmë. “Jemi të predispozuar të ndihmojmë”, shtoi Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat