Çeku shqyhet nga luani të cilin e mbante në oborr

Bota

Çeku shqyhet nga luani të cilin e mbante në oborr

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:05
Luani

Një çek që jetonte në pjesën lindore të vendit është shqyer nga luani të cilën e mbante si kafshë shtëpiake në pjesën e pasme të oborrit.

Michal Prasek kishte një luan 9-vjeç dhe një luaneshë për shumim, thanë fqinjët e tij në Zdechov.

I ati i Michal tha se e kishte gjetur trupin e të birit në kafazin e luanit dhe dera ishte e kyçur nga brenda.

Të dy kafshët, që jetonin në kafaze të ndara, u qëlluan nga policia.

Një zëdhënës i policisë iu tha mediave lokale se nuk kishin mundësi tjetër të mbërrinin deri tek trupi i 36-vjeçarit pa i qëlluar kafshët, përcjell KosovaPress.

Prasek e bleu luanin në vitin 2016, ndërsa luaneshën vitin e kaluar dhe i mbante të dy në oborr. Ai ishte dënuar për shumim të kafshëve pa lejen e autoriteteve, por nuk ishte zmbrapsur nga mbajtja kafshëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat