Rouhani i kërkon ndihmë Irakut rreth sanksioneve të SHBA-së

Bota

Rouhani i kërkon ndihmë Irakut rreth sanksioneve të SHBA-së

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:52
Rouhani ka nisur vizitën e tij zyrtare në Irak

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka nisur vizitën e tij zyrtare në Irak që është e para që prej marrjes së mandatit pesë vjet më parë.

Pas një takimi me homologun e tij, Rouhani ka thënë se dëshiron thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike në mes të dy shteteve, shkruan BBC.

Ai ka theksuar se Irani e ka ndihmuar Irakun në vitet e fundit kur ishte i kërcënuar nga Shteti Islamik.

Zyrtarët iranianë e shohin Irakun si rrugë për të lehtësuar sanksionet e vëna nga SHBA nga viti i kaluar.

Iran dhe Irak kanë qenë në luftë të përgjakshme mes vete në vitin 1980.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat