Vajza e boksierit të njohur kryen vetëvrasje

Bota

Vajza e boksierit të njohur kryen vetëvrasje

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:15
George Foreman

Frida Foreman, ish-boksier dhe vajza e një prej boksierëve më të mirë në kategorinë e peshës së rëndë George Foreman, bëri vetëvrasje në moshën 42- vjeçare.

Ajo u gjet të shtunën në shtëpinë e saj në Houston, njofton CNN.

Zëdhënësi i qarkut Harris tha se Frida bëri vetëvrasje, duke shtuar se shkaku i vdekjes do të njihej pas autopsisë.

Frida Foreman u bë një boksier profesioniste në vitin 2000. Në karrierën e saj ajo shënoi pesë fitore dhe një humbje. Pas kësaj ajo iu përkushtua familjes së saj.

"Java e parë në 42 vjet pa Fridën time. Tani ajo është me Krijuesin e saj. Doja të isha me të vetëm një ditë, vetëm një vit, edhe 10 vjet", shkroi babai i saj në Twiter.

George Foreman ishte një boksier i njohur në vitet 1970 dhe 1990. Përveç Frida, Foreman ka edhe gjashtë vajza të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat