Detaje të reja nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Bota

Detaje të reja nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:09
Sulmi terrorist në Zelandë të Re

Nga sulmi terrorist në Christchurch kanë vdekur 50 persona, të lënduar janë 34 persona, ku 12 janë në kujdes intensiv. 

Komisioneri i policisë, Mike Bush ka treguar që polici i parë i armatosur në vendin e ngjarjes është paraqitur pas gjashtë minutave që është marrë lajmi. 

Kabineti qeveritar i Zelandës së Re do të mblidhet nesër për të diskutuar ndryshimin e ligjit të armëve. 

Trupat e disa viktimave do t’i dorëzohen sonte, kurse deri të mërkurën pritet që të gjithë trupat t’i dorëzohen familjeve. 

Kompanitë e teknologjisë në mbarë botës janë duke punuar që të largojnë videon e sulmit. Deri më tani janë fshirë 1.5 milionë video që kanë pasur lidhje me sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat