Njerëzit kërcejnë nga rrokaqielli i kapluar nga zjarri

Bota

Njerëzit kërcejnë nga rrokaqielli i kapluar nga zjarri

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:20
Foto

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë morën lëndime si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe të biznesit në Daka, kryeqyteti i Bangladeshit, thanë zyrtarët.

Tani për tani, një numër i panjohur njerëzish janë ende të bllokuar në një ndërtesën që ka 22 kate, transmeton KosovaPress.

Duke iu referuar deklaratave të dëshmitarit, Reuters raporton se njerëzit e mbetur në ndërtesë thërrasin për ndihmë nga dritaret dhe çatia e ndërtesës ndërsa kalimtarët shikojnë skenën e tmerrshme.

Shkaku i zjarrit është i panjohur dhe shumë studentë u mblodhën për të ndihmuar zjarrfikësit dhe policinë.

Në një zjarr të madh muajin e kaluar, 71 vetë humbën jetën në periferi të Daka.

Zyrtari i zjarrfikësve Mohammad Rusel tha se 19 brigada zjarrfikëse ishin dërguar për të shuar zjarrin, të cilëve në ndihmë u kanë ardhur helikopterët duke lëshuar ujë nga ajri.

Imazhet e postuara përmes rrjeteve sociale tregojnë flakët dhe tymin e zi në ndërtesë.

Një dëshmitar okular tha se disa njerëz ishin parë duke ecur nga dritaret e kateve të sipërme të ndërtesës. Siç thonë mediat, së paku gjashtë njerëz kërcyen nga ndërtesa për të shpëtuar nga flakët e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat