Kryeministrja e Zelandës: Racizmi nuk ka vend këtu

Bota

Kryeministrja e Zelandës: Racizmi nuk ka vend këtu

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:51
Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së re ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të ndodhur në dy xhamitë në Christchurch.

Jacinda Ardern, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore ku të pranishëm ishin 20 mijë persona.

Kjo ceremoni u mbajt nën qiellin e hapur, ku e para e ekzekutivit të Zelandës theksoi se “Racizmi nuk ka vend këtu”.

Sulmi terrorist ka ndodhur para dy javëve ku mbetën të vrarë 50 persona, të cilët ishin duke i kryer faljen e namazit të xhumasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat