Përfundojnë analizat e ADN-së për viktimat e avionit Cessna

Bota

Përfundojnë analizat e ADN-së për viktimat e avionit Cessna

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:53
Avioni ne Cesna

Kanë përfunduar analizat e ADN-së të Institutit për mjekësi gjyqësore dhe për momentin dakordohet transporti i katër shtetasve bullgar, të cilët pardje i humbën jetët në fatkeqësinë e aeroplanit “Cessna 210R” që ndodhi në “Solunska Glava”, informon ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Hetimin e zbaton Komisioni i pavarur për fatkeqësi të aeroplanëve dhe incidenteve serioze dhe të gjitha rekomandimet i japin ato, edhe në lidhje me marrjen e mbetjeve të aeroplanit. MPB është e gatshme edhe në këto kushte atë ta nxjerrë, megjithatë presim urdhër nga ky institucion”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15 vjetorit nga formimi i Qendrës rajonale MARRI.

Kryetari i Komitetit për hetime të fatkeqësive të aviacionit dhe incidenteve serioze – KHFAIS Zoran Ilievski, mbrëmë ka informuar se mbetjet e aeroplanit do të merren menjëherë sapo ta lejojnë atë kushtet e motit, ndërsa nëse ka nevojë për ekspertizë të fluturakes, tha se atë do ta tregojë hetimi.

Është formuar Komision për hulumtime të fatkeqësive në të cilën përveç përfaqësuesve të KHFAIS do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha e aviacionit civil. Në ekipin hetues për rrëzimin e “aeroplanit” do të përfshihen edhe dy hulumtues bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat