Kryeministri Morrison: Arrestohen disa aktivistët në protestat në Australi

Bota

Kryeministri Morrison: Arrestohen disa aktivistët në protestat në Australi

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:25
Foto

Kryeministri australian Scott Morrison ka kritikuar aktivistët e të drejtave të kafshëve si "të turpshëm dhe jo-australianë", pasi dhjetra u arrestuan në protesta kombëtare, shkruan BBC.

Të hënën, aktivistët hynë në thertore dhe u lidhën me zinxhirë për të protestuar kundër industrisë së mishit.

Më shumë se 100 protestues bllokuan gjithashtu një ndër kryqëzimet kryesore të Melburnit, përpara se shumë prej tyre të hiqeshin me forcë.

Z. Morrison tha se aktivizmi po dëmtonte jetesën e fermerëve.

"Kjo është vetëm një formë tjetër aktivizmi që mendoj se shkon kundër interesit kombëtar dhe interesi kombëtar është që fermerët të jenë në gjendje të mbajnë tokën e tyre", i tha ai stacionit të radios 2GB.

Ai më vonë i bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të sillnin "forcën e plotë të ligjit ... kundër këtyre kriminelëve ".

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat