Ukraina zgjedh komedianin/ balotazhi presidencial, humb Petro Poroshenko

Bota

Ukraina zgjedh komedianin/ balotazhi presidencial, humb Petro Poroshenko

Më: 21 prill 2019 Në ora: 20:43
Foto

Sipas rezultateve të exit polleve Zelenski ka marrë mbi 70% të mbështetjes, duke e lënë kështu shumë prapa rivalin e tij.

Aktori komik e dominoi qartazi dhe raundin e parë përpara tre javësh, kur në garë ishin 39 kandidatë. Presidenti në Ukrainë ka një pozicion mjaft të fuqishëm e vendos mbi politikat e sigurisë, mbrojtjes dhe atë të jashtme.

Nëse exit poll-et nuk gabohen, Zelensky do të marrë frerët e vendit për 5 vitet e ardhshme. Edhe pse disa analistë e përshkruajnë Poroshenkon si presidentin më të mirë në historinë e Ukrainës, me arritje si marrëveshja e Asociimit me BE , heqja e vizave në hapësirën Shengen dhe pavarësia e Kishës Ortodokse Ukrainase, ai sërish nuk arriti t’i kapërcente problemet e korrupsionit.

Poroshenko, thonë kritikët, nuk e zbatoi sloganin e tij “Të jetojmë në një mënyrë të re”. Ai erdhi në post si pasojë e një rebelimi kundër oligarkëve, megjithëse dhe vetë është oligark, por nuk e tejkaloi dot këtë paradoks, ndërsa u rrethua nga njerëz qartazi të korruptuar, dhe mbylli sytë përpara kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat