Shtëpia e Bardhë rishqyrton planet kundër Iranit

Bota

Shtëpia e Bardhë rishqyrton planet kundër Iranit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:09
Ilustrim

Ministri i përkohshëm amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i paraqiti presidentit të SHBA-së, Donald Trump një përditësim të planit ushtarak për të dërguar një maksimum prej 120 000 ushtarësh amerikanë në Lindjen e Mesme në rast se Irani duhet të sulmojë forcat amerikane ose të përshpejtojë armët bërthamore, raportoi gazeta ”New York Times”, duke cituar disa burime, sipas të cilave rishikimi dhe azhornimi i planit pasqyron vijën e ashpër të këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton.

Kohë e fundit ka pasur një përshkallëzim tensionesh mes dy vendeve, pasi SHBA braktisi marrëveshjen bërthamore, dhe pas deklaratave të liderit iranian Rohani, sipas të cilit vendi i tij do të vazhdonte me pasurimin e uraniumit dhe se ai nuk ndikohej nga planet e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat