39-vjeçari vdes gjatë transplantit të flokëve

Bota

39-vjeçari vdes gjatë transplantit të flokëve

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Një burrë 39 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e një ataku në zemër në sallën e operimit, teksa po i nënshtrohej transplantit të flokëve.

Rafael Bolado Marino gjeti vdekjen në klinikën Dermitek të qytetit të Bilbao, në Spanjë, pak çaste pasi i ishte bërë anestezia lokale.

Por pikërisht prej anestezisë ai pësoi atak kardiak, duke gjetur vdekjen.

Klinika Dermitek, e cila kryen transplant flokësh prej pesë vitesh deklaroi se, “nuk dihet ende nëse infarkti ndodhi nga anestezia. Nuk na ka ndodhur kurrë një gjë e tillë”.

Maria del Carmen Adan, anëtare e shoqatës për mbrojtjen e pacientëve “Patient Defenders”, ka kërkuar që institucionet të reagojnë dhe që ngjarja të konsiderohet si krim.

Ajo thotë se dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për neglizhencë ose për mungesë kontrolli dhe analizash, para futjes në sallë. /a.y/noa.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat