Së paku gjashtë të vdekur nga një sulm me bombë në Kabul

Bota

Së paku gjashtë të vdekur nga një sulm me bombë në Kabul

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Të paktën gjashtë vetë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës sot në një akademi ushtarake në Kabul, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Në deklaratë thuhet se ushtarët vunë re një person të dyshimtë dhe iu afruan dhe pastaj sulmuesi aktivizoi një eksploziv pranë akademisë Masal Fahim, raporton AP.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por rebelët kanë sulmuar akademinë më herët.

Në Kabul, talebanët janë aktivë dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik, të cilët shpesh kryejnë sulme në kryeqytetin afgan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat