Pongour, ujëvara kaskadë, perla e Vietnamit

Bota

Pongour, ujëvara kaskadë, perla e Vietnamit

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 18:40
Pongour

Ujëvara Pongour, gjendet në Dalat, Vietnam. Rajoni është i njohur për peisazhet e tij romantike, luginat e shumta, burimet, liqenet dhe kodrat me pisha.

Në mesin e ujëvarave të ndryshme, padyshim se shquhet ajo Pongour, e rrethuar me një pyll të madh.

Pongour është rreth 40 metra e lartë dhe 100 metra e gjerë, ndërsa shkallët e saj të lëmuara duken si një amfiteatër natyror.

Uji i lumit fuqishëm derdhet poshtë këtyre shkallëve kaskadë, duke e mbushur ajrin me një tungull të lartë bubullues.

Bukuria e ujëvarës është poetike dhe e vlerësuar si nga vendasit ashtu dhe nga turistët.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat