Dita ndërkombëtare e detarëve

Bota

Dita ndërkombëtare e detarëve

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:19
Ilustrim

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), 25 qershorin e çdo viti e ka shpallur si Dita e Detarit duke njohur kështu kontributin që japin detarët në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me sakrificë të madhe në jetën personal edhe familjeve të tyre.

Dita e Detarit u festua për herë të parë në vitin 2011,duke pasuar kështu themelimin e kësaj dite në qershorin e vitit 2010, në Manila Filipine me anë të një rezolute të pranuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Stërvitjes, Certifikimit dhe Ruajtjes për Detarët (STCË 1978).

Dita e Detarit tashmë është përfshirë në listën vjetore të kremtimeve të Kombeve të Bashkuara.

Dita e Detarit është një mundësi për të edukuar publikun rreth çështjeve me të cilat përballen detarët në ditët e sotme , çështje si pirateria, etj, por gjeja me rëndësishme është mundësia që bota të thotë “Faleminderit Detarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat