Nis punën ambasadorja e parë e Arabisë Saudite

Bota

Nis punën ambasadorja e parë e Arabisë Saudite

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:41
Rima Bint Bandar Al Saud

Gruaja e parë ambasadore e Arabisë Saudite filloi sot misionin e saj si diplomatja saudite më e lartë në Uashington.

“E nderuar që i prezantoj kredencialet e mia sot”, shkruan në “Twitter” princesha Rima Bint Bandar Al Saud.

“Duke shpresuar për të filluar këtë kapitull të jetës sime në Uashington DC”, vazhdon ajo.

Ajo theksoi se ndihet e entuziazmuar për të filluar udhëtimin e saj të ri me një “ekip të mrekullueshëm”.

Më 16 prill, mbreti Selman bin Abdul Aziz lëshoi një dekret mbretëror që emëronte princeshën Bint Bandar si ambasadore të Mbretërisë Saudite në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat