Thellohet përplasjet diplomatike mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe - Bota Sot
Thellohet përplasjet diplomatike mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Bota

Thellohet përplasjet diplomatike mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:36
Ambasadori britanik në SHBA, Kim Darroch

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur ambasadorin britanik në SHBA si njeri “shumë budalla”, menjeherë pasi qeveria britanike, tregoi mbështetjen e plotë për ambasadorin, Kim Darroch.

Të hënën, presidenti Trump tha se më “nuk do të punojë” me ambasadorin britanik në Uashington, pas rrjedhës së dokumenteve të fshehta, në të cilat diplomati britanik, citohet të ketë thënë se administrata e Trumpit është “e paaftë”.

Qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.

Zbulimin e dokumenteve të fshehta, qeveria britanike e quajti si “fatkeqësi” dhe tha se Britania e Madhe dhe SHBA-ja ende kanë një marrëdhënie "të veçantë dhe të qëndrueshme".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...