Rasti Khashoggi: Heshtja e SHBA-së "nuk është opsion" - Bota Sot
Rasti Khashoggi: Heshtja e SHBA-së "nuk është opsion"

Bota

Rasti Khashoggi: Heshtja e SHBA-së "nuk është opsion"

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:20
Jamal Khashoggi

Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar, paralajmëroi një eksperte e Kombeve të Bashkuara.

"Heshtja nuk është opsion. Duhet të veprojmë", tha Agnes Callamard.

Hetimet e saj konstatuan se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll ka qenë "një ekzekutim jashtëgjyqësor".

Callamard, raportuese e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, tha se Khashoggi është "vrarë brutalisht" brenda konsullatës më 2 tetor.

SHBA-ja duhet të kërkojë një hetim nga FBI-ja, tha ajo, duke folur përkrah së fejuarës së Khashoggit në një konferencë në Londër.

Raporti i saj 101-faqesh, i publikuar në qershor, konstatoi se ka "dëshmi të besueshme" se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë janë individualisht përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, ka jetuar në SHBA dhe ka shkruar për gazetën Washington Post.

Ai është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Agjentët sauditë e kanë vrarë gazetarin brenda konsullatës, por autoritetet insistojnë se ata nuk kanë vperuar sipas urdhrave të princit Mohammed.

Callamard tha se Perëndimi është duke u përballur me një "deficit demokratik", duke mos iu përgjigjur zemërimit publik për vrasjen.

Arabia Saudite është aleate e ngushtë e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar atë si "aleate jetësore" dhe i ka kundërshtuar thirrjet për sanksione kundër udhëheqjes së mbretërisë, për shkak të vrasjes së Khashoggit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...