A68: Akullnaja më e madhe në botë është në lëvizje - Bota Sot
A68: Akullnaja më e madhe në botë është në lëvizje

Bota

A68: Akullnaja më e madhe në botë është në lëvizje

Nga: A.H Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:54
Foto

Janë bërë dy vite që akullnaja e njohur si A68 është ndarë nga Anarktida, transmeton Bota sot. 
Satelitët tregojnë se akullnaja ka lëvizur në ujërat e detit Weddell dhe tani po lëviz në veri përgjatë gadishullit të Kontinentit të Bardhë. 

Për njëfarë kohe, dukej sikur masa e ngrirë prej 160 km ishte mbërthyer në një pjesë të detit të cekët. A68 ishte në rrezik të bëhej ''më e madhja akullnajë'' në botë.

Profesori Adrian Luckman thotë ''Për një objekt që peshon rreth një trilion ton, ajsbergu duket të jetë shumë i shkathët.''
''Ajsbergu është 160 km i gjatë dhe 200 metra i trashë - kështu që është befasuese sa pak dëme ka pasur në udhëtimin e saj deri më tani.''

Profesori Luckman i Universitetit Swansea ka ndjekur progresin e tij që nga përdorimi i satelitëve Sentinel 1 të Evropës.

Satelitët janë të pajisur me sensorë radarë që janë në gjendje të shohin sipërfaqen e tokës, pavarësisht kushteve të motit dhe të dritës. Aktualisht, Antarktiku është në kthetrat e errësirës së dimrit. 
Ashtu si ajsbergët më të mëdhenj të sektorit të Detit Weddell të kontinentit, A68a dhe b dhe do të nxirren përfundimisht drejt Atlantikut të Jugut, në një rrugë që është bërë e njohur si ''rrugica e akullnajave.''

A është ky fati përfundimtar i A68, që të ankorojë Gjeorgjinë e Jugut dhe të shkrihet në "varrezat e ajsbergut" të saj?

Image

/Bota sot/

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...