Turqia eksportoi 6.8 miliardë euro në vendet anëtare të Bashkimit Evropian - Bota Sot
Turqia eksportoi 6.8 miliardë euro në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

Bota

Turqia eksportoi 6.8 miliardë euro në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 09:06
Turqi

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhënat e tregtisë ndërkombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Zonës Euro për muajin maj 2019.

Sipas të dhënave të Eurostat eksportet turke drejt BE-së në maj u realizuan në shifrën e 6 miliardë e 873,8 milionë eurove, ndërsa importet nga BE-ja ishin 6 miliardë e 309,3 milionë euro. Kështu Turqia ka shënuar në maj të këtij viti 564,5 milionë euro suficit tregtar me BE-në.

Në shkëmbimet e saj tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, Turqia  ka vazhduar të shënojë suficit që nga gushti 2018.

Në bazë të muajve suficitet tregtare të Turqisë me BE-në janë: në gusht 745,5 milionë euro, në shtator 467,7 milionë euro, në tetor 1 miliard e 723,7 milionë euro, në nëntor 1 miliard e 485,7 milionë euro, në dhjetor 765,8 milionë euro, në janar 1 miliard e 783,7 milionë euro, në shkurt 841,1 milionë euro, në mars 126,8 milionë euro dhe në prill 857,8 milionë euro.

Kështu në 10 muajt e fundit Turqia ka shënuar pa ndërprerje suficit tregtar në shkëmbimet e saj me vendet e BE-së.

Në 5 muajt e parë të vitit Turqia ka eksportuar në BE rreth 34 miliardë euro mallra dhe shërbime, ndërsa ka importuar nga BE-ja 29,8 miliardë euro. Si rrjedhim eksportet turke drejt BE-së kanë qenë 4,2 miliardë euro më shumë se sa importet për 5 muajt e parë të vitit 2019.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...