Irani konfiskon një anije cisternë britanike - Bota Sot
Irani konfiskon një anije cisternë britanike

Bota

Irani konfiskon një anije cisternë britanike

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Presidenti Donald Trump tha të premten se do të bisedonte me autoritetet britanike pas njoftimit të Iranit se Roja Revolucionare kishte konfiskuar një anije me naftë me flamur britanik në Gjirin Persik. Zoti Trump i bëri komentet për gazetarët në ambjentet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Roja Revolucionare njoftoi se autoritetet e marinës iraniane e kishin konfiskuar anijen cisternë “pasi nuk kishte zbatuar rregullat ndërkombëtare të lundrimit”.

Incidenti rrezikon ta ndezë edhe më tej tensionin mes Teheranit dhe Perëndimit.

Më 4 korrik, forcat detare britanike konfiskuan një anije iraniane në Gjibraltar nën dyshimet për kontrabandë nafte drejt Sirisë si dhe shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...