McDonald's i kërkon falje italianëve për përdorimin e mafies në një reklamë - Bota Sot
McDonald's i kërkon falje italianëve për përdorimin e mafies në një reklamë

Bota

McDonald's i kërkon falje italianëve për përdorimin e mafies në një reklamë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:54
Foto

Degëzimi austriak i zinxhirit amerikan fast food, “MacDonald's” tërhoqi pas fjalët e tij dhe i kërkoi sot të falur italianëve për një fushatë publicitare me në sfond mafien që zemëroi ministrin italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini.

Në këtë poster reklamohej një produkt i ri i frymëzuar nga Italia, ku në foto ishte një hamburger dhe slogani “Fuer echte Mampfiosi” (Për mafiozë të vërtetë), një lojë fjalësh mbi mafiozët, anëtarët e klaneve kriminale italiane.

“Ne nuk synonim të ofendonim italianët në asnjë mënyrë dhe me sinqeritet i kërkojmë falje të gjithëve që ndihen të ofenduar”, tha zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë.

Megjithatë Salvinit nuk iu duk aspak për të qeshur ky slogan, të cilin e kritikoi të dielën.

Në Itali ndodhen disa prej organizatave kriminale mafioze më të fuqishme, si “Ndrangheta” që është e njohur për drejtimin e trafikut të kokainës në Evropë.

Muajin e kaluar, Salvini përgëzoi policinë për një operacion të shkallës së gjerë kundër grupit “Kamorra”, që solli arrestimin e më shumë se 120 të dyshuarve, si dhe kapjen e 152 pronave, 101 automjeteve, 92 motorëve dhe një anije.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...