India provon sërish, nis me sukses misionin drejt Hënës

Bota

India provon sërish, nis me sukses misionin drejt Hënës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:48
Foto

India ka lançuar me sukses misionin e saj të dytë hënor një javë pasi ndaloi pak minuta para orës së caktuar, nisjen e raketës për shkak të një problemi teknik. Chandrayan 2 u nis në orën 14.43 minuta sipas orës lokale nga stacioni hapsinor Sriharikota.

 Anija hapsinore ka hyrë në orbitën e tokës, ku do të qëndrojë për 23 ditë, para se të fillojë një seri manovrash që do ta fusin atë në orbitën e hënës.

Nëse do të ketë sukses, india do të bëhet vendi i katërt që do të ulet në sipërfaqen e hënës. Vetëm ish Bashkimi Sovjetik, ShBA dhe Kina, kanë mundur ta bëjnë këtë deri më tani.

Më 15 korrik, numërimi mbrapsht u ndal 56 minuta para lançimit për shkak të një problemi teknik të pikasur në sistemin e lançimit të mjetit. Mediat indiane raportuan se një rrjedhje e një bombule me helium në motorin kriogjenik të raketës, ishte shkak i anulimit të misionit.

Misioni i parë hënor i Indisë në 2008, Chandrayan 1, nuk mundi të ulej në sipërfaqen e hënës, por bëri kërkimin e parë të detajuar për ujë në hënë, duke përdorur radarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat