Stjuardesa vdes pasi u prek nga fruthi

Bota

Stjuardesa vdes pasi u prek nga fruthi

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:08
Rotem Amitai kishte udhëtuar nga Nju Jorku në Tel Aviv disa ditë përpara se të zhvillonte ethet në mars

Një stjuardesë e cila u sëmur nga fruthi në fluturimin El Al nga New York për në Izrael, ka ndëruar jetë.

Gruaja 43 vjeçare u sëmur në mars.

Rotem Amitai kishte udhëtuar nga Nju Jorku në Tel Aviv disa ditë përpara se të zhvillonte ethet në mars, por nuk është e qartë nëse ajo ishte infektuar në fluturim, në New York apo në Izrael, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Izraelit.

Kjo është vdekja e tretë nga fruthi në Izrael që nga nëntori, pas 15 vjetësh që nuk kishte ndodhur një gjë e tillë atje.

Fruthi është një nga sëmundjet më infektive në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat