Trump këshillon Xi Jinping të takohet me protestuesit në Hong Kong - Bota Sot
Trump këshillon Xi Jinping të takohet me protestuesit në Hong Kong

Bota

Trump këshillon Xi Jinping të takohet me protestuesit në Hong Kong

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:53
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi sot që presidenti kinez Xi Jinping të takojë personalisht demonstruesit në Hong Kong, që sipas tij do të mundësonte që kjo krizë të rregullohej në mënyrë të butë.

“Nëse presidenti Xi takohet drejtpërdrejt dhe personalisht me manifestuesit, do të ketë një fund të lumtur dhe pozitiv të problemeve në Hong Kong. Nuk kam asnjë dyshim për këtë!”, shkruan Trump në Twitter.

Prej disa muajsh Hong Kongu përballet me protesta masive kundër disa ligjeve që cenojnë autonominë e vendit, ndërkohë që Kina ka dërguar forca rendi pranë kufirit me Hong Kongun. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...