Situata në Kashmir, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Bota

Situata në Kashmir, mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:49
Foto Ilustrim

Këshilli i Sigurimit në OKB do të zhvillojë nesër në mëngjes një mbledhje urgjente në të diskutuar situatën në Kashmir, sipas burimesh diplomatike.

Qeveria indiane i hoqi javën e kaluar statusin autonom Kashmirit, një vendim shumë radikal që synon ta vendosë këtë rajon rebel që pretendohet nga Pakistani nën një kontroll më të lartë të Nju Delhit.

Sw fundmi, autoritetet pakistaneze kanë thënë se do të dëbojnë ambasadorin e Indisë dhe do të pezullojnë tregtinë bilaterale.

India dhe Pakistani, dy fuqi bërthamore, kanë zhvilluar tre luftëra që nga viti 1947 kur fituan pavarësinë nga Britania e Madhe.

Dy nga tre konfliktet ishin për shkak të Kashmirit, një zonë e ndarë nga të dyja vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat