Dalin pamjet e rënda: I ngacmojnë të dashurën, burri nxjerr revolen dhe plagos dy persona

Bota

Dalin pamjet e rënda: I ngacmojnë të dashurën, burri nxjerr revolen dhe plagos dy persona

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 21:35

Detektivët në Houston të Teksasit janë duke kërkuar të dyshuarin që qëlloi me armë dy burra, pasi ata i kishin ngacmuar të dashurën.

I dyshuari i paidentifikuar dhe një femër që besohet të jetë e dashura e tij, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Dodge Charger, pasi ai kishte shtënë me pistoletë mbi dy persona në veri të Houston.

Sipas policisë dyshja po ecnin në afërsi të një dyqani kur dy burra filluan ta ngacmojnë partneren e tij.

Si pasojë e këtij veprimi i dashuri i saj pa u menduar dy herë nxori revolen dhe shkrepi gjashtë plumba mbi dy burrat.

Mediat amerikane raportojnë se që të dy janë qëlluar në këmbë dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat