Sot është dita botërore humanitare - Bota Sot
Sot është dita botërore humanitare

Bota

Sot është dita botërore humanitare

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara me rastin e Ditës Botërore Humanitare 2019 do të nderojë punën e grave në kriza në të gjithë botën.

“Gratë përbëjnë një numër të madh të atyre që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ato shpesh janë të parat që përgjigjen dhe të fundit që largohen. Këto gra meritojnë të kenë festë. Ato janë të nevojshme sot më shumë se kurrë për të forcuar reagimin global humanitar. Liderët botërorë dhe akterët jo-shtetërorë duhet t’iu sigurojnë atyre dhe të gjithë humanistëve mbrojtja që u jepet atyre sipas ligjit ndërkombëtar”, thotë OKB-ja.

Duke përkujtuar se gratë humane kushtojnë jetën e tyre për të ndihmuar njerëzit e prekur nga krizat, OKB thotë se sivjet kjo ditë do t’iu kushtohet heronjve të panjohur, të cilët punojnë në disa nga terrene më të vështira, duke filluar nga lufta në Afganistan e deri te siguria ushqimore në Sahel, tek ata që kanë humbur shtëpi dhe mjete jetese në vende si Republika Qendrore e Afrikës, Sudani i Jugut, Siria dhe Jemeni.

Ndryshe, kjo ditë ka për qëllim të zgjojë vetëdijen për nevojën humanitare që ka në botë.

Sipas Organizatës për Iniciativën e Zhvillimit, më shumë se 201 milionë njerëz në 134 vende të botës kanë nevojë emergjente për mbijetesë.

Rreth dy miliardë njerëz jetojnë me një mesatare prej 3.2 dollarë në ditë. Ndërsa me një të ardhur prej 1.9 dollarësh, jetojnë 753 milionë njerëz në botë.

Në vitin 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi 19 gushtin si Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...