Mbi 12 vjet për britanikët që u kapën në Iran nën dyshimin se janë spiunë - Bota Sot
Mbi 12 vjet për britanikët që u kapën në Iran nën dyshimin se janë spiunë

Bota

Mbi 12 vjet për britanikët që u kapën në Iran nën dyshimin se janë spiunë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Aras Amiri dhe Anousheh Ashouri janë burgosur në kohën kur tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Iranit janë duke u rritur.

Punëtorja e Këshillit Britanik dhe një person tjetër që ka dy shtetësi, britanike dhe iraniane, janë arrestuar nga autoritetet iraniane nën akuzat për spiunazh kundër Iranit, shkruan The Guardian.

Aras Amiri, shtetase iraniane dhe punëtore në Këshillin Britanik e cila ka jetuar më parë në Londër, u arrestua më parë në vitin 2018 gjatë një udhëtimi në Iran për të takuar të afërmit e saj. Një zëdhënës i gjykatave tha të enjten se ajo është dënuar me 10 vjet burgim.

Zëdhënësi, tha se edhe një gruaje tjetër, Anousheh Ashouri, e cila ka shtetësi iraniane dhe britanike, u dënua me 12 vjet burg për lidhje me Izraelin dhe agjencinë e spiunazhit, Mossad.

Zëdhënësi tha se një tjetër, Ali Johari, gjithashtu është burgosur për 12 vjet. Johari dyshohet se ka kaluar informacione rreth projekteve të Gardës Revolucionare, që ka rolin edhe të ushtrisë iraniane.

Ky vendim vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Britanisë me aleatë në anën tjetër, janë rritur ndjeshëm. Një anije iraniane u ndalua në Gjilbraltar më 4 korrik nën dyshimin se po kontrabandonte naftë për në Siri. Ndërsa, në anën tjetër, më 19 korrik, një anije britanike ishte kapur nga Garda Revolucionare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...