Netanyahu i reagon udhëheqësit të Hezbollahut

Bota

Netanyahu i reagon udhëheqësit të Hezbollahut

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:40
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi liderin e Hezbollahut, Sejjid Hassan Nasrallah, që të "qetësohej" pasi ai tha se lëvizja e tij po përgatiste një përgjigje për rrëzimin e dy dronëve izraelitë në periferi të Bejrutit.

"Kam dëgjuar atë që tha Nasrallah. Unë i sugjeroj Nasrallahut të qetësohet. Ai e di mirë se Izraeli di si të mbrohet dhe të shpaguajë armiqtë e tij", tha Netanyahu.

Nasrallah, lëvizja e të cilit me mbështetjen e Iranit zhvilloi luftë një-mujore me Izraelin në vitin 2006, akuzoi Izraelin se po kryente një sulm vetëvrasës me dronë.

"Unë i them ushtrisë izraelite në kufi, se që nga sonte, të qëndrojë në gatishmëri", tha Nasrallah.

Një dron u rrëzua dhe një tjetër shpërtheu afër tokës duke shkaktuar disa dëme, në qendrën e mediave të Hezbollahut në periferi të Bejrutit.

Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësi për incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat