Dalin pamjet: Aeroplanët amerikanë hedhin 40 ton eksploziv mbi “ishullin e infektuar nga ISIS”

Bota

Dalin pamjet: Aeroplanët amerikanë hedhin 40 ton eksploziv mbi “ishullin e infektuar nga ISIS”

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 09:05
Aeroplanët amerikanë hedhin 40 ton eksploziv mbi “ishullin e infektuar nga ISIS”

Në disa pamje të publikuara thuhet se shihet momenti kur aeroplanët amerikanë të luftës hedhin 40 ton bomba në një ishull “të infektuar nga ISIS” në Irakun verior.

Sipas The Sun, pamjet e publikuara natën e kaluar tregojnë se si aeroplanët e koalicionit anti-Islamik të Shtetit lansojnë ato.

Siç thuhet tutje, aeroplanët luftarakë F15 dhe F35 morën pjesë në bombardimet në ishullin Qanus në provincën qendrore të Salaheddine, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Sulmi i së martës është pjesë e operacioneve të kryera nga forcat irakiane dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, i cili u mund në Irak në 2017-ën.

Por “qelizat e fjetura” të Shtetit Islamik që nga ajo kohë kanë kryer një seri sulmesh me bomba vdekjeprurëse në vend.

Ndryshe, ISIS kontrolloi një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut, ku ata deklaruan një kalifat në vitin 2014.

Më vonë në pamje, siç bëhet e ditur tutje, trupat irakene kundër-terrorizmit shihen duke parë operacionin nga toka.

Duke përdorur termin arab për ISIS, Gjeneral Majori Eric T. Hill, shtoi: “Ne po i mohojmë Daesh-it aftësinë për t’u fshehur në Qanus”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat