Erdogan e Rouhani ia plasin gazit kur Putin e citon Kuranin - Bota Sot
Erdogan e Rouhani ia plasin gazit kur Putin e citon Kuranin

Bota

Erdogan e Rouhani ia plasin gazit kur Putin e citon Kuranin

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:52
Foto

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Hassan Rouhani, ka cituar Kuranin, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Duke folur lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putin ka thënë se turqët duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut.

“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar.

Kjo deklaratë e tij siç duket i ka ‘çuditur’ dy homologët e tij, të cilët janë parë duke qeshur me të madhe.

Madje, përveç Erdogan e Rouhan, edhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në konferencë janë parë në të qeshura, përcjell Gazeta Metro.

Ndër të tjera, Putin ka folur edhe për problemet në Arabinë Saudite, duke e cituar prapë Kuranin.

“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj.  Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”, ka thënë Putin.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave ka pasur sulme të mëdha në Arabi, të cilat kanë ngjallur shumë tensione.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...