Spitali nuk i jep vajzën e sapolindur nëse nuk paguan 110 mijë euro - Bota Sot
Spitali nuk i jep vajzën e sapolindur nëse nuk paguan 110 mijë euro

Bota

Spitali nuk i jep vajzën e sapolindur nëse nuk paguan 110 mijë euro

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 20:39
Azar Salimi me gruan dhe vajzën

Një baba i ri me nënshtetësi britanike, i martuar me një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte në plan të vendosej bashkë me të në Angli.

Por gruas iu refuzua viza dhe u detyrua të qëndrojë më gjatë në vendin e saj, ku fëmija lindi para kohe.

Vajza e tyre, Amal, lindi vetëm  23-javëshe, pas një operacioni urgjent, dhe peshon vetëm 400 gramë. Për këtë shërbim, spitali i kërkon rreth 110 mijë euro.

Por nuk mbaron aty. Vajza duhet të qëndrojë nën kujdesin e spitalit për tre muaj, dhe kjo do të kushtojë rreth 190 mijë euro të tjera.

“Mjekët thonë që nuk do ta nxjerrin fëmijën nga spitali pa u bërë pagesa e plotë, dhe i vetmi lëshim që bënë ishte oferta për ta kryer pagesën me këste”, tha Azar Salimi, babai i fëmijës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...