OBSH: Së paku 2.2 miliardë njerëz kanë probleme me shikimin - Bota Sot
OBSH: Së paku 2.2 miliardë njerëz kanë probleme me shikimin

Bota

OBSH: Së paku 2.2 miliardë njerëz kanë probleme me shikimin

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Mbi një miliard njerëz në gjithë botën jetojnë me shikim të dëmtuar, sepse nuk marrin kujdesin e nevojshëm, vlerëson raporti i parë për këtë çështje, i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas tij, në total janë së paku 2.2 miliardë njerëz që kanë probleme me shikimin ose janë të verbër.

Raporti thekson se arsyet kryesore të kësaj gjendjeje janë popullsia në plakje, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe qasja e kufizuar në kujdesin për sy, sidomos në vendet me të ardhura të vogla ose të mesme.

"Është e papranueshme që 65 milionë njerëz në botë janë të verbër ose kanë shikim të dëmtuar, kur shikimi i tyre ka mundur të përmirësohet brenda natës me operim të perdes së syrit", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, sekretar i përgjithshëm i OBSH-së.

Ai po ashtu tha se mbi 800 milionë njerëz në botë luftojnë të bëjnë aktivitetet e përditshme sepse "nuk kanë qasje në një palë syze".

Raporti i OBSH-së vjen në Ditën Botërore të Shikimit, e cila shënohet më 10 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...