OKB: Ndryshimi i klimës dëmton transportin detar botëror - Bota Sot
OKB: Ndryshimi i klimës dëmton transportin detar botëror

Bota

OKB: Ndryshimi i klimës dëmton transportin detar botëror

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Transporti në dete dhe lumenj në botë po dëmtohet nga ndryshimi i klimës, thuhet në raportin vjetor të OKB-së për tregtinë detare botërore.

“Ndryshimi i klimës dhe dëmi i shkaktuar nga ngjarje ekstreme të motit, të tilla si thatësira, përmbytje dhe ndryshime në nivelin e detit dhe ujit, dëmtojnë funksionimin e operacioneve të transportit dhe portit”, deklaroi në një raport konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).

Uraganët dhe tajfunët e shumtë kanë çuar në mbylljen e porteve vitet e fundit, të tilla si ndërprerja 72-orëshe e portit kryesor në Bangladesh, në muajin maj.

Raporti tregon se portet duhet të përshtaten menjëherë me ndryshimet klimatike, veçanërisht vendet e vogla ishullore.

Sipas raportit, rritja e vëllimit botëror të transportit detar ra në 2,7% vitin e kaluar, nën mesataren historike prej 3%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat