SHBA: 25 mijë njujorkez në Marshimin Jo Urrejtje, Jo Frikë, mbi Urën e Brooklyn-it

Bota

SHBA: 25 mijë njujorkez në Marshimin Jo Urrejtje, Jo Frikë, mbi Urën e Brooklyn-it

Më: 8 janar 2020 Në ora: 20:47
Pamje nga vendi ngjarjes

Mijëra hebrenj dhe jo-hebrenj dolën në rrugët e New York City të Dielën, duke marshuar prej City Hall dhe përtej Urës së Bruklinit në New York, në një demostrim dramatik, të më shumë se 25 mijë njujorkezve në shenjë të unitetit dhe ndër-besimit fetar pas një varg sulmesh të përgjakshme antisemitike që kan ndodhur në SHBA, kohët e fundit - raporton Bota sot nga Brooklyn - New York.

Duke brohoritur "Jo urrejtje, Jo frikë", një turmë e vlerësuar nga autoritetet deri në 25,000 njerëz nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe më gjerë mbasi janë mbledhur fillimisht në Foley Square në pjesën e Poshtëme në Manhattan nën një mot të acart, të vrojtuar qysh në nisje të marrshit nga një prani e madhe forcash policie e veshur me të gjitha paisjet e rënda, kaluan urën e Brooklynit, dhe dolën në anën tjetër të qytetit.

Në këtë marsh morën pjesë edhe disa personalitete të New Yorkut të cilët e udhëhoqën marshin dhe ju drejtuan me autorpolant pjesëmarrësve në fund të marshit, duke përfshirë senatorin e Nju Jorkut Chuck Schumer, kryetarin e bashkisë së New York Bill de Blasio dhe kongresisten Alexandria Ocasio.

Edhe guvernatori i Yorkut Andrew Cuomo, u bashkua me turmën dhe njoftoi se shteti i New Yorkut ka për të dhënë 45 milion dollarë shtesë në fonde të shtetit për të rritur sigurinë për rreth shtëpive të komunitetit hebraik , shkollave dhe institucioneve të tjera fetare, disa ditë pasi një burrë  hyri në shtëpinë e një rabi në Monsey, New York, me një thikë (hanxhar) duke plagosur pesë persona .

"Ne jemi këtu për të shprehur shqetësimet tona dhe krenarinë tonë hebreje," tha Anne Marie Bennoun, presidente e sinagogës së Tempullit Sinai në Bergen County, New Jersey, e cila erdhi me një grup prej 20 kongregatë në këtë marshim.

"Marshi i Solidaritetit", ishte i organizuar nga një grup i gjerë grupesh hebraike, dhe filloi në orën 11 të mëngjesit në New York, deri sa arriti në mesdrekë në anën tjetër të ishullit duke kaluar urën  Brooklyn Bridge dhe dalë në rrugën drejt Cadman Plaza në Brooklyn. 

Turma multikulturore përfshinte edhe një kontigjent kongretë të cilë kishin udhëtuar nga Ohio si dhe hebrenj nga të gjithë eklavat në Jerseys dhe Rockland County të New York-ut, vendet e dy sulmeve masive antisemitike gjatë pesë javëve të fundit.

"Një sulm ndaj çdo shtëpie adhurimi është një sulm ndaj të gjitha shtëpive të adhurimit", tha Ismael Claudio, peshkop i Kishës Pentekostale të Jezu Krishtit në Brooklyn, i cili ishte në Cadman Plaza. "Unë jam duke qëndruar me vëllezërit dhe motrat e mia hebreje. Sot janë ata: nesër, mund të jemi ne." citohet të ketë thënë prifti katolik.

Sulmi në Monsey më 28 dhjetor koncidoi në një nga ditët e festës së Hanukkah. Josef Neumann, êshtë një nga viktimat i cila ka mbetur pa vetëdije në spital pasi u plagos në kokë. Ky incident pasoi një sulmë me armë zjarri në fillim të dhjetorit në një supermarket kosher në Jersey City. Sulmi i cili la tre civilë, mes tyre edhe një oficer policie dhe dy persona të tjer të vdekur, pas një « lufte » me armë për disa orë.

Këto dy sulme me armë të këtij dhjetori iu bashkua një listë në rritje të sulmeve të kohëve të fundit në enklavat hebraike në të gjithë SHBA.Më vdekjepruesja êshtë ajo në Pittsburgh në 2018 kur 11 njerëz u vranë nga një sulmues i bardhë supremacist. Në prill të vitit të kaluar, një adhurues u qëllua për vdekje në një sinagogë në Poway, California, duke pasuar një sulm tjetër nê korrik që shënjestroi një tempull në Miami.

"Ne jemi këtu për të dërguar një mesazh të qartë," i tha të enjten Devorah Halberstam, një aktivist hebre Hasidik, djali i të cilit u qëllua mbi një urë në 1994. "Ne jemi krenarë për atë që jemi. Sot, ne jemi të gjithë Monsey."

Në këtë marsh ishin edhe  grup priftërinjsh françeskan , si dhe anëtarë të sektit të Motrës së Salaam Shalomit, dhe një grup ndërfetar i grave myslimane dhe hebreje.

"Ne jemi këtu sepse besojë fuqimisht në nevojën për të krijuar vetëdije për antisemitizmin," tha Carole Benson nga Englewood, New Jersey, një anëtare e Këshillit Kombëtar Hebre të Grave. "Kjo nuk është vetëm ne, por për të gjithë".

Marshi mori mbështetje nga një mori organizatash, përfshirë Lidhjen Anti-Shpifje, Komitetin Hebraik Amerikan dhe Bordin ndër-emërtues të Rabbis në Nju Jork. Sponzoruesit përfaqësuan një sërë sektesh hebraike dhe ato të marrëdhënieve me Izraelin. 

Nderkohë Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy ka kërkuar gjithashtu nga policia e shtetit që të rrisë patrullimet në sinagogë dhe qendrat e komunitetit hebre.

Folësit në këtë marshim dënuan platformat e disa mediave sociale si Facebook  për të frenuar gjuhën e urrejtjes në internet, si dhe disa politikanë amerikanë për retorikën e tyre anti-Izrael.

Kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Illyria - Ruben Avxhiu shkruajti për këtë marsh se edhe ne komuniteti shqiptar  duhet të jemi krenarë për udhëheqës në komunitetin tonë, si Imam Tahir Kukaj, që ka hyrë në histori si Kapelani i parë shqiptaro-amerikan, në Departamentin e Policisë së New York-ut. Ai është prej vitesh organizator i veprmtarive ndërfetare e ndërkomunitare që bashkojnë njerëz nga më të ndryshmit në Staten Island e më gjerë në New York. I respektuar dhe i nderuar nga të gjitha instancat e larta zyrtarë në Qytetin dhe Shtetin e New York-ut, shkruan dje Illyriapress.

Ajo thot se Imam Kukaj ishte edhe një nga pjesëmarrësit shqiptarë në Marshimin Jo Urrejtje, Jo Frikë, mbi Urën e Brooklyn-it, ashtu si ka qenë pjesë e deklaratave dhe qendrimeve ndërkomunitare e mbarënjujorkeze pas sulmeve të dhunshme të këtyre javëve.

“Nëse nuk kemi paqe, kjo vjen nga që kemi haruar se i përkasim njëri-tjetrit”, thoshte Nënë Tereza. Në këtë hapësirë që ndajmë së bashku këtu, le të ruajmë frymën e lirisë dhe të qytetarisë. Le t’I themi jo Urrejtjes dhe Frikës. Le të mbajmë një Qytet për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat