Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

Bota

Bloomberg: Iranianët qëllimisht i kishin gjuajtur raketat në dunat me rërë rreth bazës

Më: 9 janar 2020 Në ora: 00:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Irani siç duket se nuk ka dashur të ketë viktima në mesin e ushtarëve amerikanë, kur lansoi raketat mbi bazat ushtarake në Irak si kundërpërgjigje për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani, duke bërë kështu që raketat të godasin dunat me rërë përreth bazës Ajn al-Assad, shkruan Bloomberg.

Duke u thirrur në zyrtarë e paemëruar amerikanë, Bloomberg shkruan se raketat goditën dunat me rërë përreth bazë, duke lënë të kuptohet se iranianët nuk kishin për cak pjesët e brendshme të bazës.

Që të tri bazat që gjatë natës së kaluar u goditën nga Irani kanë qenë në gjendje alarmi, kurse pas sulmit autoritetet irakiane kanë bërë të ditur se iranianët para se të fillonin sulmin i kishin paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat