Pavarësisht shkarkimit, ish-shefi i Boeing-ut do t’i marrë 60 milionë dollarë

Bota

Pavarësisht shkarkimit, ish-shefi i Boeing-ut do t’i marrë 60 milionë dollarë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 08:54
Dennis Muilenburg

Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë “Boeing”, Dennis Muilenburg, i cili u shkarkuar gjatë krizës më të rëndë në historinë e gjigantit amerikan, do të largohet me aksione dhe pension që e kanë vlerën e më shumë se 60 milionë dollarëve.

“E falënderojmë Dennis-in për 35 vjetët në shërbim të kompanisë Boeing. Para largimit, ai i ka marrë benefitet të cilat i kanë takuar me kontratë dhe nuk ka marrë ndonjë bonus vjetor për vitin 2019”, thuhet në një deklaratë të kësaj kompanie.

Gjiganti “Boeing” u përfshi nga kriza pasi dy aeroplanë të tipit “737 Max” u përfshinë në dy aksidente fatale, ku e humbën jetën 346 persona. Kompania u detyrua ta ndërpriste prodhimin e këtij modeli, duke shkaktuar rënie të konsiderueshme të të ardhurave.

Muilenber ishte zgjedhur shef ekzekutiv i kompanisë në korrik të vitit 2015. Ai ishte pjesë e gjigantit të aeroplanëve që nga viti 1985.

Kompania “Boeing” është paditur nga familjarët e viktimave të aksidenteve ajrore dhe është duke u hetuar nga rregullatorët në vende të ndryshme për defektet e mundshme të aeroplanëve të saj, shkruan “The Guardian".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat